Parashikimi i motit, rriten temperaturat
Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, më të theksuara në zonat veriore dhe një pjesë të qendrës duke rrezikuar shira të izoluar.
Zonat jugore do të jenë kryesisht me diell. Po ashtu edhe pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme të cilat sërish do të rrezikojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit, por orët e mesditës do të sjellin 2 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./tvklan.al