Parashikimi i motit, shijoni rrezet e diellit këtë fundjavë
Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave veriore dhe verilindore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehte të tyre.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor- lindor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 ballë./tvklan.al