Parashikimi i motit, shira dhe ulje temperaturash


Parashikimi i motit, shira dhe ulje temperaturash

08:16 07/08/2016

Vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar në zonat juglindore-verilindore duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në zonat bregdetare ndërsa e gjithë pjesa tjetër do të rrezikohet nga vranësira dhe shira afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme