Parashikimi i motit, temperatura të larta gjatë ditës
Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave verilindore, të cilat për veç kthjellimeve do të kenë edhe vranësira të lehta.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë pasdites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë territorin.Po ashtu edhe gjatë natës moti i kthjellët do të jetë prezent në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të lartë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për plasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim i ulët./tvklan.al