Parashikimi i motit, temperaturat rriten me 2 gradë
Vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar në zonat malore juglindore- verilindore.
Parashikohet që dhe pasditja të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme në zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1- 2 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriore dhe veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë. /tvklan.al