Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje lokale
Pjesa e parë ditës do të dominohet nga vranësira dhe shira ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore por gradualisht shirat do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit, në zonat malore shirat do të jenë herë pas here në formë rrebeshi.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshëm atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në të gjithë vendin por me intensitet të ulët. Parashikohet që gjatë natës shirat të zhvendosen vetëm në zonat malore veriore – verilindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.
/tvklan.al