Parashikimi i zymtë i Baba Vanga për 2020-n


Parashikimi i zymtë i Baba Vanga për 2020-n

20:19 24/12/2019

Falxhorja bullgare e cila vdiq 22 vjet më parë ka parashikuar një 2020 të zymtë. Sipas saj që shkruan e përditshmja britanike The Sun, jeta e Trump dhe Putin mund të jetë në rrezik, ndërsa lufta kimike do të sjellë zhdukjen e kontinentit europian.

Ndonëse ishte e verbër, Baba Vanga besohej gjerësisht se kishte shikim mbinatyror, kur vinte puna tek e ardhmja. Ajo thuhet se parashikoi sulmet e 11 Shtatorit, 12 vite përpara se të ndodhnin, në 1989 dhe fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, vitin që pasoi.

Në 1989 ajo u tha ndjekësve të saj të tmerruar: “Horror, Horror! Vëllezërit amerikane do të bien pasi do të sulmohen nga dy zogj prej çeliku”.

Ndjekësit e gruas, emri i së cilës do të thotë Gjyshe Vanga, thonë se parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079, kohë kur ajo besonte se universit do t’i vijë fundi.

Dhe përpara se të vdiste në moshën 85-vjeçare, ajo la një mori profecish për vitin 2020. Ajo zbuloi se jeta e Vladimir Putin mund të jetë në rrezik nga një atentat të organizuar nga dikush që punon në Kremlin.

Presidenti Donald Trump mund të përballet me të njëjtin fat. Për të Vanga parashikoi një tumor në kokë, që mund ta lerë të shurdhër ose mund t’i marrë jetën.

Ajo parashikoi gjithashtu se Europa do të binte në duart e ekstremistëve myslimane, megjithatë këtë e kishte parashikuar edhe për vitet që lamë pas. Ajo tha se ekstremistët do të shkaktonin shkatërrim me armë kimike.

Ndjekësit e fallxhores pretendojnë se 85 përqind e parashikimeve të saj kanë qenë të sakta.

Megjithatë, një hetim i kryer nga Washington Post në 2012-n zbuloi se shumë prej parashikimeve që thuhet se i përkisnin Baba Vangas, origjinën e kishin nga postime virale të mediave sociale në Rusi. Nga ana tjetër nuk ka një version të shkruar të besueshëm të parashikimeve të Baba-s./tvklan.al






Të ngjashme