Parashikimi i zymtë i NATO -s për ndërhyrjen në Kore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndërhyrja ushtarake kundër Koresë së Veriut do të kishte “pasoja shkatërruese".
Stoltenberg i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë AFP, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u shpreh se përpjekjet diplomatike me Phenjanin kanë dështuar. Stoltenberg, i cili do të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë në javët e ardhshme, tha se Uashingtoni ka të drejtë ta mbrojë veten dhe aleatët, por bëri thirrje për përpjekje më të mëdha diplomatike.“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese. Mendoj se askush nuk e do këtë, andaj na duhet të insistojmë në një zgjidhje të negociuar”
, tha Stoltenberg. Koreja e Veriut, muajin e kaluar, ka testuar një bombë hidrogjeni dhe një raketë me rreze të gjatë veprimi. Ajo ka kërcënuar SHBA-në me sulme./REL