Parashikimi i zymtë për iPhone X
Shumë analistë të industrisë së smartphone-ve kanë parashikuar që kërkesat të ulen për iPhonin e ri, e duket se aksionerët e Apple dhe furnitorët e saj e kanë kuptuar këtë.
Ridizenjimi radikal i iPhone X ishte menduar t’i jepte Apple një nxitje pas disa viteve që shitjet kishin shkuar drejt rënies.
Por vala e parë e kërkesës midis fanatikëve të Apple duket se ka kaluar dhe analistët janë skeptikë që blerësit do të vërshojnë drejt iPhone X-it.
Sipas CNN Money, raportet e analistëve vijnë pasi gazeta
Taiwanese Daily Daily
njoftoi të hënën se Apple kishte ulur ndjeshëm pritjet e veta të shitjeve të iPhone nga 50 milion në 30 milionë./tvklan.al