Parashikimi misterioz i Baba Vangës


Parashikimi misterioz i Baba Vangës

11:22 10/11/2016

Gruaja e verbër që parashikoi sulmet e 11 Shtatorit dhe ngritjen e Shtetit Islamik ka parashikuar gjithashtu se Barack Obama do të jetë presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Baba Vanga, e njohur ndryshe si “Nostradamus nga Ballkani” parashikoi saktësisht se Presidenti i 44 do të ishte afro – amerikan.

Por është e paqartë se çfarë nënkuptonte profetja bullgare, e cila vdiq në moshën 85 – vjeçare e që thuhet se ka patur 85 përqind sukses në parashikimet e saj, kur tha se Obama do të ishte presidenti i fundit.

obama

Teknikisht, ai mbetet President derisa Donald Trump të bëjë betimin, më 20 Janar 2017.

Baba Vanga parashikoi që Presidenti i 44 i SHBA do të ishte me ngjyrë dhe do të ishte i fundit. Ajo tha gjithashtu se në momentin që do të vinte në pushtet do të kishte një krizë spektakolare ekonomike.

“Të gjithë do të shohin drejt tij me shpresën se do t’i japë fund, por e kundërta do të ndodhë, ai do të rrënojë vendin dhe konfliktet mes shteteve të veriut me jugun do të përshkallëzohen”

, u shpreh ajo.

Ajo ka folur edhe për figurë që do të sjellë paqe.

isis

Vanga thuhet se ka bërë me qindra parashikime gjatë jetës së saj, përshirë se do të ketë një “luftë të madhe myslimane” që do të nisë me Pranverën Arabe, në 2010 –ën.

Ajo parashikoi se do të zhvillohet në Siri dhe do të përfundojë në 2043 me vendosjen e Kalifatit me qendër në Romë./tvklan.al





Të ngjashme