Parashikimi, mot i paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës
Orët e para të ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Mesdita do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu afat shkurtër në pjesën më të madhe të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshëm atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në të gjithë zonën malore lindore duke lënë në ndikimin e motit të vranët ultësirën perëndimore. Parashikohet që gjatë natës shirat të zhvendosen vetëm në ekstremin verior të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al