Parcela me kanabis dhe armë, një i arrestuar një në kërkim


Parcela me kanabis dhe armë, një i arrestuar një në kërkim

17:34 22/06/2016

Policia ka vënë në pranga një person si dhe ka asgjësuar 7780 bimë narkotike.

Në sajë të operacionit të koduar “WEED” u arrestua Zenel Lika , 57 vjeç , banues në  Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Fushë – Milot, iu gjetën dy parcela të kultivuara me 3000 bimë të dyshuara narkotike, të cilat varjonin nga 30-50 cm lartësi.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale 57-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 armë zjarri, 16 fishekë armë zjarri, 20 fishekë arme gjahu dhe 520 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të Halit Selmanit, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim.

Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Velës në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike.

Materialet procedurale do t’i  referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Lezhë për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme