Parcela me kanabis dhe armë, pranga autorëve


Parcela me kanabis dhe armë, pranga autorëve

11:55 31/07/2016

Policia e Pukës ka vënë në pranga dy persona, për akuzat e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Në sajë të operacionit të koduar “Gjegjan” policia arrestoi  39 – vjeçarin Qani Hamzaj dhe 30 – vjeçarin Arjan Nikolli, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë pasi në fshatin Mushte, Njësia Administrative Gjegjan, të Pukës, në një zonë pyjore, këta dy persona kishin mbjellur 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 400 bimë kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit atyre iu gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri automatik model-56, dy karikatorë me 51 fishekë model-56, një motoçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumenta, si dhe një automjet tip fuoristradë, “Landrover”, pa targa./tvklan.al






Të ngjashme