Parcela me kanabis në Memaliaj, autorët nuk dihen
Parcelat me kanabis nuk kanë fund në Memaliaj. Në aksionin e fundit policia thotë se janë asgjësuar 3800 bimë kanabis.
Lënda narkotike është zbuluar në vendin e quajtur “Përroi i Kuq”. 3800 bimët ishin mbjellë në dy parcela të hapura rishtazi.
Pas janë shkulur bimët e kanabisit janë asgjësuar me anë të djegies. Po edhe në këtë rast, si në të shumtat, policia nuk ka gjetur autorët./tvklan.al