Parcelat me kanabis, Berisha përplaset me Tahirin në Kuvend


Parcelat me kanabis, Berisha përplaset me Tahirin në Kuvend

14:45 15/09/2016

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithçka nisi për parcelat me kanabis në Shqipëri, ndërsa numri një i Ministrisë së Brendshme po mbante një fjalim në Kuvend.

Për të ulur tensionet, kryetari i Kuvendit Ilir Meta vendosi 5 minuta pushim. Më parë ministri Tahiri tha se në kohën kur kryeministër ishte Sli Berisha, raporti i Guardia di Finanzia fliste për vetëm 7% të kanabisit të shkatërruar. Sot sipas Tahirit, referuar të njëjtit raport, është 99% kanabisi i shkatërruar në çdo cep të vendit.

Kush është karteli i drogës tani, ne që shkatërrojmë 99% aop këta që shkatërronin 7%? Kemi një problem me kultivimin, që shkon përtej policisë, që duhet adresuar në nivelin më të lartë politikë, së paku në Parlament, problem që s’zgjidhet vetëm nga policia, policia rrezikon të shpenzojë gjithë buxhetin brenda shtatorit vetëm për shkak të aksionit anti-kanabis në çdo cep të Shqipërisë. Ne i hymë një sfide që kurrkush më parë s’i hyri

”, deklaroi Tahiri.

Më pas fjalën e morri ish-kryeministri Berisha. Ai tha se “nën drejtimin e Saimir Tahirit vendi po shkon drejt kanabizimit”.

“Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së shpërndan drogën e Edi Ramës. Ardian Cela përdor makinat e OSHEE-së për të shpërndarë drogën në çdo cep”, deklaroi Berisha.

“Kanabisi është pronë e një organizate kriminale që quhet qeveri shqiptare, e birësuar nga Edi Rama e që po zëvendëson investimet, prandaj dhe bandat sulmuan biznesmenin që do të investonte në bregdet”, vazhdoi me tej Berisha. /tvklan.al






Të ngjashme