16:28 24/12/2013 Trashëgimtarja e hoteleve Hilton duket se i ka vënë kapakun çështjes Lindsay Lohan. Në një intervistë për amerikanen TMZ, Paris Hilton theksoi se nuk ka ndërmend ta falë asnjëherë ish mikeshën e saj, ndërsa e akuzoi si ideatoren e sulmit ndaj vëllait të saj Barron Hilton. Ky i fundit ndodhej në një festë në Miami kur u godit fizikisht nga një person i pranishëm, identifikuar më pas si Ray Lemoire. Shkak i këtyre akuzave nga Lindsay Lohan ka qenë dalja e saj në publik shoqëruar nga agresori i Barron. Ndonëse policia e ka mbyllur këtë çështje, duket se milionerja Hilton nuk do ta lerë me kaq.