16:03 16/01/2014Një ditë më parë në rubriken “Pa koment” , Televizioni Klan pasqyroi disa nga rrugët e Tiranës, ku pavarsisht egzistencës së tabelave, ndalim qëndrimi dhe ndalim pushimi, drejtuesit e mjeteve i injorojnë ato.Me kamerën tonë ne shkuam sërish në të njëjtat rrugë dhe gjetëm të njëjtën situatë. Me dhjetra drejtues mjetesh, jo vetëm nuk e respektojnë sinjalistikën, por as nuk ndëshkohen nga policia rrugore. Në asnjë nga xhamat e përparme të dhjetra makinave nuk egziston fleta ngjyrë rozë e gjobës.Në rrugën e Dibrës, në lagjen Ali Demi, në një segment të Bulevardit Zogu i Pare dhe në të dyja anët e karrexhatës përballë Maternitetit “Koço Gliozheni”, drejtuesit e mjeteve e shkelin me të dyja këmbët sinalistiken rrugore dhe asnjë polic i rrugores nuk është aty për t’i ndëshkuar.