Parkimet e gabuara në rrugët e Tiranës


Parkimet e gabuara në rrugët e Tiranës

16:59 19/01/2014 PARKINGJET TIRANATelevizioni klan ka vëzhguar gjatë gjithë javës segmente të ndryshme rrugore në kryeqytet ku nuk lejohet të parkosh apo ndalosh automjetin. Edhe këtë të dielë si ditë pushimi, ndonëse ka më pak qarkullim se ditët e javës nuk janë të paktë ata qytetarë që i parkojnë mjetet e tyre në kundravajte me rregullat e qarkullimit rrugor.

Segmentet më problematike janë ato përballë maternitetit, Koco Gliozheni, fundi i bulevardit  Zhan D’Arc  dhe ai Bajram Curri. Këtu vazhdohet të parkohet edhe pse tabelat e vendosura tegojnë qartë se nuk është e lejuar.

E nëse ka qytetarë që nuk i tremben gjobave të polocisë, ka edhe nga ata që nuk i druhen edhe tabelave që tregojnë se makina e tyre mund të largohet nga policia me shërbimin e karroatrecit.

Siç shihet edhe nga pamjet janë të shumta automjetet që parkohen në vende ku nuk lejohet. Edhe sot blutë e rrugores nuk i kanë vënë re kundravajtjet në rrugët kryesore të  Tiranës





Të ngjashme