Parku i Liqenit në Tiranë – (15 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Parku i Tiranës është kthyer në kantier ndërtimi. Nisur nga shqetësimi qytetar për dëmin e madh që i është shkaktuar dhe po i shkaktohet mushkërisë së vetme të kryeqytetit Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë në mbledhjen e tij miratoi që të mos lejohen ndërtime të tjera në këtë territor dhe ato që janë në proces të vazhdojnë të mbyllen. Ndërtime të larta nuk do të lejohen të bëhen më.
Ky vendimi shfuqizon të gjitha lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës për ndërtime në territorin e Parkut të Liqenit si dhe prishjen e atyre që janë në ndertim e sipër. Por askush nga ata që punojnë në këtë territor nuk e çan kokën për vendimet e marra, ndonëse në fund ato mbajnë firmën e kryeministrit shqiptar. Pemët vazhdojnë ende të priten, gropat të hapen dhe pallatet të hedhin shtat./tvklan.al