Parku i lodrave tek rruga e Elbasanit i shkatërruar – (21 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky kënd lodrash në rrugën e Elbasanit, 10 vite më parë ka qenë kështu. Nuk mungonte asnjë lodër për të plotësuar dëshirat e fëmijëve, por dhe prindërve të tyre, ndërsa sot ai është në këtë gjendje. Lodra të prishura dhe të braktisura nga fëmijët. Këto lodra të ardhura nga Kina funksionuan deri 9 vite më parë, më pas vendi u mbulua nga plehrat. Një pjesë e saj u rrethua për të ndërtuar një qendër biznesi. Ja se çfarë kujtojnë frekuentuesit nga ky park.
“Më duket sikur e kam harruar si ka qenë. U bë mbi 6 vjet që ky është në këtë gjendje që ju e shikoni. Këtu ka qenë diçka shumë e bukur, ku kanë luajtur fëmijët tanë”.
Pas kësaj, drejtoria e parqeve ka vendosur ta kthej në gjendje pune. Këta punëtor janë duke hequr hedhurinat e viteve për të krijuar hapësirën, e nevojshme për ndërhyrje. Firma shqiptare “Iliad”, me 700 mijë dollarë, do t’i ndryshojë gjendjen. Kjo firmë e ka marrë me kontratë, për 20 vjet parkun e lodrave, ku do të ruhen vlerat e trashëguara./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti