Parku i ri në qytetin e Fierit – (18 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qyteti i Fierit tani ka një park të ri shplodhës. I shkatërruar nga ndërtimet pa leje, ky park ishte kthyer prej vitesh në një vend plot me mbeturina dhe gropa. Vetë ndërmarrja e gjelbërimit te qytetit të Fierit, mori përsipër rehabilitimin e këtij territori. Për 7500 metra katror sipërfaqe të gjelbëruara dhe të rregulluar, u deshën rreth 5.5 milion lekë të reja, fond i cili u akordua nga bashkia e qytetit.
Tre muaj më parë filloi puna, ku u mbollën pemë të reja, u rregulluan të gjitha kanalizimet, u vendosën kangjellat rrethuese dhe stolat e rinj, ndër të tjera u ndërtua edhe një shatërvan i cili, ia shton bukurinë këtij parku. Në përurimin e këtij ambienti shplodhës, merrte pjesë kryetari i bashkisë së qytetit të Fierit, Nikollaq Koshovari./tvklan.al