Parku Kombëtar i Liqenit do të rrethohet. Dashamir Peza: Do të jetë më i sigurtë (25 Shkurt 2001)


Parku Kombëtar i Liqenit do të rrethohet. Dashamir Peza: Do të jetë më i sigurtë (25 Shkurt 2001)

12:31 25/02/2001

Është hedhur ideja e një projekti për rrethimin e parkut kombëtar e cila është duke u hartuar në Drejtorinë e Punëve Publike. Si fazë e parë mendohet të ngrihet një mur rrethues nga nisja e parkut në Rrugën e Elbasanit dhe deri tek Pallati i Brigadave. Sipërfaqja që do të përshkojë muri pritet të jetë 400 metra. Projekti i murit do të disiplinojë punët në park sepse nuk do të ketë më kioska, kullotje kafshësh dhe ndërtime pa leje. Drejtori i Punëve Publike, Dashamir Peza thotë:

“Do të fillojë nga pjesa e poshtme dhe kemi marrë parasysh që të lëmë një hapësirë për këmbësorët. Rrethimi ka si qëllim ruajtjen nga ndërtimet e paligjshme në të ardhmen, por ka të bëjë dhe me rritjen e sigurisë brenda parkut.”

Ndërsa fati i ndërtimeve që gjenden aktualisht në pikpyetje, do të bëhet seleksionimi i tyre, ndërsa për disa një tarifë mujore. Për të rrethuar gjithë parkun është një ndërmarrje e madhe që ka një kosto të tillë, por me paratë e mbledhura nga tarifat që do t’u vendosen subjekteve brenda parkut, do të shkojnë për rehabilitimin e zonës. Ndërsa ngritja e murit rrethues do të rrisë shkallën e sigurisë duke kontrolluar kështu dhe hyrjet në park./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme