Parku Rinia nis çmontimin e kioskave dhe lokaleve – (11 Prill 2001)


Parku Rinia nis çmontimin e kioskave dhe lokaleve – (11 Prill 2001)

16:03 11/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një ditë pas bllokimit të aktivitetit tregtar në Parkun Rinia, sot ofrohej tjetër pamje. Sytë e kalimtarëve tashmë dallonin një tjetër park. Dhjetëra punëtor dhe hamej, ditën e punës e kishin siguruar tashmë këtu, në Parkun Rinia, duke çmontuar dhe duke transportuar mjetet dhe pjesët e lokaleve.

Pjesa më e madhe e lokaleve të Parkut Rinia, sot kishin boshatisur dhe më pas çmontuar baret apo bilardot e tyre të ngritura aty prej dhjetë vjetësh. Tashmë Parku Rinia për pesë ditë rresht do të gumëzhijnë vetëm nga zërat dhe puna e punëtorëve dhe zhurmat e kamionëve që transportojnë ato, për t’ia lënë më pas radhën nga buldozerët e Havarit. Gjithçka ashtu siç u premtua ndiqet nga afër nga forcat e shumta të policisë së Tiranës, që garantojnë rendin rreth e qark parkut./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme