Parlament bie ligji i SHIK – (29 Prill 1999)


Parlament bie ligji i SHIK – (29 Prill 1999)

10:19 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mazhoranca socialiste në parlament ka rrëzuar më shumicë votash propozimin e kabinetit Majko për ndryshimin e emrit të Shërbimit Informativ Kombetar nga SHIK ne SHISH, pra në Shërbim Informativ Shtetëror. Madje ky propozim është kthyer në objekt mes deputetëve.

Pas debateve për skandalin e përgjimit të telefonave, Parlamenti ka miratuar ngritjen e një komisioni prej pesë deputetësh që do të mbikqyrë SHIK-un. Ndërkohë në interpelancë para parlamentit është përgjigjur Ministri i Drejtesise Thimio Kondi.

Ai ka akuzuar policinë që ka lenë të pambrojtur përmbaruesit në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Kondi ka zbuluar dhe kontradiktën me Ministrine e Financave përsa i përket ekzekutimit të vendimeve gjyqësore ndaj institucioneve buxhetore.

Deputetët kërkuan që të merren masa ndaj korrupsionit që ka mbuluar të gjitha nivelet e drejtësisë dhe në veçanti zyrat e përmbarimit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme