Parlament, mocioni për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë – (7 Maj 2001)


Parlament, mocioni për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë – (7 Maj 2001)

16:02 07/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka deklaruar votën “pro” mocionit të kryeministrit Meta, ministrave Imami, Legisi, si dhe disa deputetëve, për shkarkimin e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kristaq Ngjela, Vladimir Bineri dhe Agron Lamaj. Ata akuzohen se kanë favorizuar lirimin e shtetasit nga Fieri, Kudret Hoxha, të cilit i janë gjetur në banesë 2 kilogram drogë.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist, Arben Malaj, kërkoi mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare, për miratimin e mocionit për shkarkimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Menjëherë kanë ofruar mbështetjen për socialistët, reformatorët Pollo e Ndoka. Në emër të grupit parlamentar të PD, nënkryetari Pal Dajçi deklaroi votën kundër mocionit edhe grupi parlamentar e Djathta e Qendrës nëpërmjet deputetit Spartak Ngjela, u shpreh kundër mocionit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme