Parlament shtyhet ligji i KQZ – (22 Shkurt 2000)


Parlament shtyhet ligji i KQZ – (22 Shkurt 2000)

16:32 22/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas tryezës së OSBE-së, parlamenti ka shtyrë sot shqyrtimin e projektligjit për komisionin Qendror të Zgjedhjeve i planifikuar për ditën e mërkurë. Megjithatë vërejtjet e opozitës për procedurat elektorale nuk e kanë bindur mazhorancën parlamentare. Gramoz Ruçi thekson se nuk mund të bëhet fjalë për ndryshimin e përbërjes së KQZ-së.

Gramoz Ruçi:- “Opozita në radhë të parë njëherë të realizoj kërkesën institucionale, që ka një vend dhe në jemi në pritje të një vëndi që ka parlamenti shqiptar, duke pritur propozimin e opozitës. Grupi i mzhorancës nëse do të jetë një kandidaturë që është në përputhje me kërkesat që ka ligji për të qenë anëtar i KQZ sigurisht që do ta miratojë atë. Të tjerat janë kompetencë e KLD-së dhe institucionit të presidentit”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist kanë debatur mbi procedurat e privatizimit të sektorëve strategjik, ku përfshihen minierat e qymyrgurit, hekurnikelit, bakrit e kromit. Debate ka patur nëse do të jetë qeveria ajo që do të vendos për ndërmarrjet që do ti nënshtrohen procesit të privatizimit./tvklan.al

GazetarVladimir Lame






Të ngjashme