Parlament, socialistët kundërshtojnë amendamentet për zgjedhjen e deputeteve (3 Maj 2001)
Deputetët socialistë kanë kundërshtuar pjesën më të madhe të amendamenteve për ndryshimin e ligjit zgjedhor për kandidatët e përbashkët dhe ata të pavarur për deputetë. Kryetarja socialiste e komisonit të ligjeve Zamira Çaka tha se nuk mund të pranohen këto amendamente të cilat bien në kundërshtim me kushtetutën. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana, tërhoqi vëmendjen e aleatëve të Partisë Socialitste të cilët kanë miratuar në kohë nenet e ligjit zgjedhor, të cilat i kontestojnë tani./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame