Parlament, Ylli Bufi deklaron dështimin e procesit të verifikimit të listave – (5 Prill 2001)


Parlament, Ylli Bufi deklaron dështimin e procesit të verifikimit të listave – (5 Prill 2001)

21:19 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni parlamentar në listat e votuesve, ka deklaruar në parlament dështimin e parë përsa i përket, procesit të verifikimit të votuesve në zyrat e gjendjes civile. Kryetari Bufi ka deklaruar, se KQZ përfundimisht ka hedhur poshtë kompromisin pozitë-opozitë, që angazhojnë komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore shumë partiake në verifikimin e listave të votuesve në zyrat e gjendjes civile.

Ylli Bufi:- “Anëtarët e KQZ, në bazë të diskutimeve që bënë në komisionin e posaçëm parlamentar, nuk u shprehën në favor të propozimit të komisionit, për dy arsye kryesore. Së pari, pranimi i rregullimit të propozuar nga komisioni i posaçëm, do të kërkonte një kohë shtesë dhe problemi i dytë i ngritur prej tyre, nga anëtarët e KQZ, ishte fakti që KQZV-të, ende nuk janë ngritur, sepse shumë forca politike përfshirë dhe PD, ende nuk kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në KQZV”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme