Parlamentarët kroatë – (2 Mars 1999)


Parlamentarët kroatë – (2 Mars 1999)

19:51 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqiptarëve të Kosovës duhet tju njihet e drejta e vetëvendosjes me referendum pas periudhës tranzitore tre vjeçare të parashikuar në marrëveshjen shqiptaro-serbe të Rambujesë. Parlamentarët kroatë kanë deklaruar para gazetarëve mbështetjen e shtetit kroat për pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja e Rambujesë theksoi nënkryetari i parlamentit kroat Domlen, duhet të garantohet nga prania e trupave ushtarake të Natos në Kosovë. Kriza e ish-Jugosllavisë theksoi Domlen, filloi në Kosovë dhe ngjarjet e fundit përbëjnë aktin e fundit të dështimit të ish-Jugosllavisë. Serbët nuk do të ndalen veçse me forcë u shprehën parlamentarët kroatë duke rikujtuar agresionin serb ndaj Kroacisë para disa vitesh.

Kryetari i komisionit të Jashtëm të parlamentit shqiptar Sabri Godo u shpreh se Rambujenë e solli UÇK-ja, ndaj udhëheqësit Kosovar, duhet të nënshkruajn marrveshjen e Rambujesë në raundin e dytë të bisedimeve më 15 Mars./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme