Parlamenti debat për projektdeklaratën e Himarës – (26 Tetor 2000)


Parlamenti debat për projektdeklaratën e Himarës – (26 Tetor 2000)

14:21 26/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Projektdeklarata për Himarën ka ringjallur grindjet mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në parlament. Teksti i hartuar nga komisioni i politikës së jashtme denoncon shkeljen e Kushtetutës dhe të kodit elektoral, nga deputetët grek duke hyrë në qendrat e votimit në Himarë. Deputetët shqiptar kërkojnë nga parlamenti grek abrogimin e ligjit të luftës me Shqipërinë. Zgjidhjen e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, legalizimin e refugjatëve, ndalimin e dhunës ndaj tyre, si dhe lehtësimin e procedurave të vizave.

Në projektdeklaratë kërkohet nga Greqia të mos ushtrojë presion negativ në Bashkimin Europian kundër ndihmave për Shqipërinë. Kryeparlamentari Gjinushi, nuk ka lejuar leximin e projektdeklaratës dhe pse e parashikuar në rendin e ditës, duke shkaktuar polemika me demokratët, e në veçanti me nënkryetaren Topalli./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme