Parlamenti dhe ligji i ri për gomonet (18 Shkurt 1999)


Parlamenti dhe ligji i ri për gomonet (18 Shkurt 1999)

14:46 18/02/1999

Drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Koçiu mund të bie kokë turku e deputetëve të Vlorës. Drejtori i Policisë i qytetit të jugut duket se do të jetë viktima e fundit e luftës ligjore për antigomone e deputetëve të Vlorës. dhe kolegëve të tyre.

Pas akuzave të fundit të Koçiut ndaj këtyre deputetëve vetë Ministri Koçi nuk ka mohuar mundësinë e largimit të Koçiut nga detyra. Koçiu flet më shumë se ç’duhet është shprehur Koçi. Ministri i Rendit ka theksuar se në pikat kufitare do të ketë prezencë trupash ushtarake të Bashkimit Europian për të ndalur trafikun klanderstin. Nuk është vetëm Vlora ku bëhet trafiku klandestin janë shprehur deputetët.

Nuk duhet të lejohet që Vlora të furnizohet me klandestinë që vijnë nga pikat e tjera kufitare. Deputetët kërkuan veprim policor ligjor ndaj skafistëve për të realizuar në praktikë ligjin antigomone. Në momentin kur jashtë zyrave të Parlamentit u ndje moti i keq me dëborë, deputetët e mazhorancës shprehën dëshirën që të paktën sot të mos ketë gomone që niset në brigjet shqiptare drejt Italisë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme