Parlamenti do të miratojë projektligjin për mitingjet (10 Prill 2001)
Brenda kësaj jave, Parlamenti do t’i hapë dritën jeshile projektligjin për mitingje. Projekti i paraqitur nga Ministria e Rendit ka shkaktuar reagimin e opozitës. Pjesëmarrja në mitingje të paligjshme do të ndëshkohet me gjoba nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë. Në projektligjin për rregullin dhe qetësinë publike, koha e shoqërimit në polici nuk duhet të kalojë kufirin e 10 orëshit. Policia ka të drejtë të shpërndajë mitingun kur organizatorët ndryshojnë orarin dhe intinerarin e lëvizjes të protestuesve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame