Parlamenti Europian i shqetësuar për situatën e rënduar në Kosovë (20 Shkurt 2001)
Parlamenti Europian shprehu sot shqetësimin e tij mbi përshkallëzimin e situatës në luginën e Preshevës duke e cilësuar atë një pasion nacionalist. Duke patur parasysh rezolutat e mëparshme mbi situatën në Kosovë dhe ish Jugosllavi dhe duke kujtuar përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe më të qëndrueshme të situatës në Kosovë dhe zhvillimit demokratik në Jugosllavi dhe duke theksuar ndihmën financiare të siguruar nga BE në ndërtimin e Kosovës, ne shprehim shqetësimin tonë ndaj sulmit më të fundit me armë nga ana e ekstremistëve etnik shqiptarë dhe të tjerëve në zonën e Preshevës e cila rrezikon zgjidhjen paqësore të krizës në zonë.
Në këtë komunikatë theksohet se propozimi i autoriteteve jugosllave që të fillojnë bisedimet me palën homologe shqiptare për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve. Parlamenti Europian u bëri thirrje sot udhëheqësve shqiptarë që t’i japin përgjigje pozitive planit opozitar serb dhe të diskutojnë një zgjidhje paqësore. Kjo zgjidhje sipas Parlamentit Europian mund të arrihet vetëm brenda kufijve të tanishëm./tvklan.al