Parlamenti Europian, Kosova – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Asnjë ndihmë nuk do ti jepet Serbisë për aq kohë sa Millosheviç të jetë në pushtet. Kjo është miratuar sot në një rezolutë të Parlamentit Europian. Dokumenti propozon që forcave politike që kërkojnë ta bashkojnë Jugosllavinë me familjen e kombeve demokratike tu jepet një mbështetje në formë novatore.
Kjo rezolutë mbështet marrveshjen në parim të 15 vendeve të Bruksel për të rekomanduar heqjen e disa sanksioneve ndaj Jugosllavisë. Parlamentarët kërkuan të nxisin bashkëpunimin me donatorët e tjerë, për ndihmë për Kosovën dhe vendeve të tjera të rajonit në mënyrë që të bëhet sa më e dobishme kjo ndihmë.
Deputetët i dhanë kështu mbështetjen e tyre të plotë Agjensisë Europiane për rindërtimin që parashikohet të hapet në Kosovë. Struktura e kësaj agjensie duhet të jetë e decentralizuar dhe feksibile në mënyrë që të rrisë efektshmërinë e saj, të inkurajoj pjesmarrjen e ndërmarrjeve vendase dhe të lehtësoj rritjen e një ekonomie autonome.
Forca Paqeruajtëse Ndërkombëtare në Kosovë ka shtyrë takimin me UÇK, për verifikimin e fazës më të fundit të çarmatimit të saj. Shtyrja u bë me qëllim që ti lihej më shumë kohë në dispozicion asaj për dorëzimin e të gjitha armëve, bën të ditur një deklaratë e KFOR-it. Komandanti i KFOR-it gjeneral Majk Xhekson tha se nuk ishte I shqetësuar për shtyrjen.
Ndërkohë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK Agim Çeku ka kërkuar që katër mijë ushtarë të UÇK-së të përfshihen në forcën policore që do të krijohet në Kosovë. Serbët dhe Shqiptarët e Mitrovicës, qyteti kyesor i pjesës veriore të Kosovës, kanë rënë dakort për një marrveshje në drejtimin e OKB-së dhe KFOR-it që të garantoj qarkullimin e lirë të peronave dhe mbrojtjen e pasurive./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego