Parlamenti grek voton sot për marrëveshjen e Prespës


Parlamenti grek voton sot për marrëveshjen e Prespës

09:05 25/01/2019

Parlamenti grek do të votojë sot për marrëveshjen e Prespës. Votimi ishte parashikuar për natën e të enjtes, por u shty për sot në orën 14:30 për shkak të numrit të lartë të deputetëve të regjistruar për të marrë fjalën.

Kreu i Demokracisë së Re Qirjakos Micotaqis, tha se nuk përjashtonte mundësinë e bllokimit të procesit të antarësimit të Maqedonisë në BE nëse zgjidhej kryeministër.

Micotaqis është kundërshtar i marrëveshjes.

Grupimet e ekstremit të majtë protestuan gjatë natës në Athinë, ku u vunë flakën flamujve të SHBA-së, BE-së e NATO-s. Protesta parashikohen edhe gjatë ditës së sotme, ndaj në qendër të Athinës janë angazhuar një numër i lartë policësh.

Marrëveshja pritet të miratohet me 153 vota.

Tv Klan






Të ngjashme