Parlamenti i Kosovës miraton ne parim ligjin për Trepçën


Parlamenti i Kosovës miraton ne parim ligjin për Trepçën

22:00 07/10/2016

Parlamenti i Kosovës, me 82 vota pro dhe 12 abstenime votoi në parim projektligjin për kombinatin metalurgjik Trepça, me të cilin synohet që qeveria të vërë nën kontroll këtë kompleks me gjithë kundërshtimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Parlamenti pritet të mbajë edhe seancën e dytë për të miratuar projektligjin dhe për këtë arsye hoqi nga rendi i ditës të gjitha çështjet tjera.

Projektligji që përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, është duke u kritikuar nga opozita e cila pos tjerash është e pakënaqur me siç thuhet përjashtimin e parlamentit nga çdo mbikëqyrje mbi Trepçën.

Përcaktimi i fatit të këtij gjiganti industrial me trashëgimi të rëndë edhe politike, që nga përfundimi i luftës ishte temë debatesh për shkak të pretendimeve të Beogradit për pronësi mbi të.

Punëtorët serbë të këtij kombinati bllokuan sërish të premten rrugën që shpie nga Prishtina në komunën veriore të Leposaviçit për të kundërshtuar projektligjin, ndërsa kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës në një mbledhje të përbashkët, thanë se çdo vendim i qeverisë së Kosovës për Trepçën pa marrëveshje, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i pa zbatueshëm.(VOA)/tvklan.al






Të ngjashme