Parlamenti interpelancë për Kosovën (4 Mars 1999)


Parlamenti interpelancë për Kosovën (4 Mars 1999)

08:54 04/03/1999

Shqiptarët e Kosovës duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e Rambujesë me 15 Mars, duke kërkuar që në të të fiksohet prania e trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë për t’i detyruar serbët t’i përmbahen kësaj marrëveshje. Parlamenti Shqiptar ka miratuar një deklaratë ku theksohet se marrëveshja e Rambujesë përcakton një periudhë tre vjeçare gjatë së cilës populli i Kosovës do të qeveriset nga institucione të zgjedhura prej tij, përfshirë Presidencën, Parlamentin, Policinë dhe sistemin juridik të pavarur.

Në mbarim të kësaj periudhe, vijon deklarata, populli i Kosovës duhet të pyetet me Referendum për të vendosur për të ardhmen e tij. Duke lexuar deklaratën në emër të Parlamentit, Kryetari i Komisionit te Jashtëm Sabri Godo, i kërkoi Kryeministrit Majko të paraqitet në interpelancë më 12 Mars. për të shpjeguar qëndrimet e qeverisë shqiptare në prag të raundit të dytë të bisedimeve të Rambujesë. Nëse serbët nuk firmosin marrëveshjen, NATO duhet të përdorë forcën ushtarake për të shuart luftën e rrezikshme që përfshin Ballkanin përfundoi Godo./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme