Parlamenti, interpelancë Xhuveli, Panda – (10 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në seancen e sotme plenare në Kuvendin Popullor janë degjuar interpelancat e kërkuara të Ministrit të Drejtesise Ilir Panda dhe Ministrit të Bujqësise Lufter Xhuveli, përkatesisht për korrupsionin në Ministrinë e Drejtësisë dhe sqarime mbi veprimtarinë e dikasterit të Bujqësisë për keqtrajtim në prerjen e pyjeve.
Ministri Panda si prioritet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit sheh vendosjen e juristëve të kualifikuar, të marrë nga shkolla e Magjistraturës. Ministria e Drejtësisë do tu përmbahet konventave ndërkombëtare është zotuar Panda dhe do të jetë pjestar aktiv në programin antikorrupsion. Madje ministri Panda ka treguar vijimësin e punës së tij në këtë dikaster, si dhe metodat që do të përdor në këtë luftë.
Ministri i Bujqësise Xhuveli i është përgjigjur pyetjeve për shpërdorimin e drurëve në zona të ndryshme se ka rritje të siperfaqeve të gjelbëruara por ka edhe dëmtime. Pika e tretë e rendit të ditës i përkon statusit të nënpunesit civil si hapi ligjor për reformën administrative ku si qëllim është mbrojtja e të drejtave të nëpunësit civil, ku boshti kryesor i këtij projektligji është krijimi i komisionit të shërbimit civil, duke i shkëputur punonjësit civil nga patronazhi politik./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti