Parlamenti, Kontrolli i Shtetit – (28 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kontrolli i Shtetit ka denoncuar sot shifrat alarmante të humbjeve nga administrata e lartë shtetërore. Miliarda lekë humbje nëpër ministri, dogana, organe tatimore dhe në pushtetin lokal janë dëgjuar sot në Parlament nga raportimi i kryekontrollorit të lartë të shtetit Mustafa Kërçuku. Realizimi i të ardhurave në organet tatimore janë 87 përqind me një humbje prej 8.4 miliard lekë, ndërsa në dogana rezulton një humbje prej 36.2 miliard lekësh.
Sipas Kërçukut mosrealizimi i të ardhurave vjen nga paaftesia, korruptimi i organeve doganore dhe atyre tatimore të cilat nuk disponojnë të dhena mbi dëmet në lekë nga mallrat import-eksport të mbetura apo të vjedhura nëpër magazinat shtetërore. 8.3 miliard lekë humbje shteti ka pësuar nga kontrabanda e cigareve, kafesë, pijeve alkolike, karburanteve, mallra kryesore këto të trafiqeve ilegale ka theksuar Kërcuku.
Sipas Kërcukur nëpër rrugët e Shqipërisë lëvizin 23 mijë automjete të pajisura me targa nga Ministria e Rendit Publik, por që rezultojnë të pa zhdoganuara./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame