Parlamenti krijon grupin e ekspertëve kontabël që do të kontrollojnë KLSH – (7 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Parlamenti ka vënë nën kontroll edhe zyrtarisht llogaritë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. I mbledhur jashtë radhe në seancë plenare, legjislativi shqiptar ka vendosur krijimin e grupit të ekspertëve që do të kontrollojnë llogaritë dhe shpenzimet e KLSH-së. Me shumicë votash janë miratuar ekspertët kontabël Ilmi Shtëpani, Mihal Ziu e Fari Dariu.
Këta tre ekspertë do të kontrollojnë llogaritë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, jo vetëm për këtë vit financiar, por edhe për vitet e fundit. Deputetët kanë miratuar gjithashtu dhe aktin normativ të qeverisë për dhënien e 1.4 miliardë lekë për KESH./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame