Parlamenti mblidhet me urgjencë për sulmet në Kenia (08 Gusht 1998)


Parlamenti mblidhet me urgjencë për sulmet në Kenia (08 Gusht 1998)

14:26 08/08/1998

Politikanët shqiptarë mbase nuk do të mund t’i kalojë të qetë pushimet e tyre. Parlamenti shqiptar do të mblidhet me urgjencë për t’i bërë ballë diskutimeve të shumta që kanë nisur menjëherë pas shpërthimit të bombave mizore në Kenia dhe në Tanzani. Të dyja atentatet që shkaktuan me qindra viktima dhe me mijëra të plagosur, e kanë hedhur hijen e dyshimit nga Afrika në Shqipëri.

Pikërisht kjo është dhe pesha e madhe që rëndon mbi politikën shqiptare. Në ditët që do të vijnë, parlamentarët shqiptarë të porsa kthyer nga ditët e para të pushimeve, do të mundohen t’u përgjigjen disa pyetje të rëndësishme.

Cila është shkalla e depërtimit të fondamentalizmit terrorist në territorin shqiptar? A është e vërtetë sikur është thënë deri më tani se përgjakja më e madhe amerikane është hakmarrje e një ngjarje të ndodhur në Tiranë dhe cilat janë masat që duhen marrë me urgjecë me qëllim që Shqipëria të mos konsiderohet më një çerdhe e lehtë e terrorizmit ndërkombëtar./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme