Parlamenti miratoi projektligjin për regjistrimin e popullsisë – (26 Tetor 2000)


Parlamenti miratoi projektligjin për regjistrimin e popullsisë – (26 Tetor 2000)

12:07 26/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë dhe banesave, i parashikuar në muajin Prill 2001, nuk do të ndikojë në ndryshimin e listave të votuesve për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Me shumicë votash parlamenti miratoi projektin qeveritar për regjistrimin e popullsisë dhe banesave i cili këtë radhë nuk hasi në rezistencën e opozitës.

Projektligji përcakton çastin e regjistrimit mesnatën e 31 Marsit 2001, ndërsa mbledhja e të dhënave do të kryhet brenda muajit Prill të këtij viti. Nëse shtetasit nuk japin të dhëna në komisionet e regjistrimit, dënohen me gjoba deri 20 mijë lekë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme