Parlamenti miraton pensionet për minatorët (9 Nëntor 2000)
Parlamenti ka hapur dritën jeshile trajtimit të minatorëve me pensione të parakohshme. Me shumicë votash deputetët kanë miratuar dhënien e një pensioni prej 7 mijë lekësh në muaj për minatorët që kanë 23 vjet punë, prej të cilave 11,5 vite në tokë.
Nga ky pension përfitojnë rreth 6 mijë minatorë pavarësisht nga mosha. I vetmi problem që ka hapur diskutime në parlament ka të bëjë me rreth 1,6 miliard lekë dificit të trashëguar nga mosderdhja e sigurimeve shoqërore për punonjësit nga ndërmarrjet minerare.
Ndërkohë në interpelancë në Parlament, ministri i Transporteve Sokol Nako ka siguruar deputetët në ritme më të shpejta të riparimit të rrugëve dhe në punimet për Korridorin e 8./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame