Parlamenti miraton projektligjin e ri të Kabinetit Meta (2 Nëntor 2000)
Parlamenti ka votuar me miratuar me shumicë votash projektligjet e kabinetit Meta për cënimin e Policisë Gjyqësore dhe Ministrisë së Drejtësisë. Vetë Kryeministri Meta u shpreh për rritjen e përgjegjësisë së organeve të drejtësisë në administrimin e provave të krimit dhe dënimit të kriminelëve në bazë të ligjit.
Ministria e Drejtësisë është institucioni i parë i cili në përputhje me Kushtetutën harton ligje për funksionimin e saj. Me këtë ligj kjo ministri zgjeron kompetencat në kontrollin ndaj Prokurorisë, zyrave të Gjendjeve Civile dhe të Përmbarimit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame