Parlamenti miraton strukturën e KLP e KLGJ
Teksa jashtë mbështetësit e opozitës tentuan të hynin me forcë në sallën e Kuvendit, mazhoranca diskutoi e vetme projektligjet për ngritjen e strukturave të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Pas 3 orë fjalimesh 72 deputetet e pranishëm në sallë i dhanë dritën jeshile plotësimit e organeve të reja të drejtësisë.
Për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ngritja e dy strukturave të reja të drejtësie ishte dhe shkaku i protestës së dhunshme të opozitës.
Balla përjashtoi mundësinë që zgjedhjet lokale të Qershorit të shtyhen.
“Kush ka dyshime se nuk do zhvillohen zgjedhjet ne 30 Qershor, e ka shume gabim”.
Tv Klan