Parlamenti paraqet shifrat e buxhetit per vitin 2001(18 Dhjetor 2000)
Kryefinancieri Angjeli ka paraqitur në Parlament shifrat e buxhetit për vitin 2001. Për KESH, shteti ka planifikuar 3,4 miliard lekë për importin e energjisë elektrike, ndërsa 1,2 miliard lekë investime për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit. Buxhetorët do të përfitojnë me 1 korrik rritjen e pagave me 8%, ndërsa për forcat e rendit për vitin 2001, pagat do të rriten me 18%.
Për infrastrukturën, rrugët, projekt buxheti përcakton 10 miliard lekë financime. Kryefinancieri Angjeli tha se për herë të parë që nga viti 1975 të ardhurat në dogana dhe tatime janë realizuar në masën 100%./tvklan.al
Gazetare: Vladimir Lame