Parlamenti, partitë e vogla – (17 Shkurt 2000)


Parlamenti, partitë e vogla – (17 Shkurt 2000)

10:24 17/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partitë e vogla parlamentare kanë protestuar sot ndaj miratimit të variantit të komisionit të ekonomisë, për ndarjen e financimit të shtetit për partitë politike. Nga neni 21 i ligjit për partitë politike, PSD ka përfituar më shumë financime nga shteti në krahasim me partitë e tjera të vogla. Me këtë ligj deklaroi sot deputetit PBDNJ Karamelo nuk është respektuar ligji për partitë e vogla. Partia Socialiste tha ai i sheh partitë e tjera të vogla jo në menyre të barabartë. Ndërkohë nga partitë e vogla opozitare është kërkuar sot riformulimi i nenit 21.

20% e ndihmës shtetërore ka propozuar deputeti demokristian Zef Bushati të ndahet në mënyrë të barabartë edhe për partitë që krijojnë grup parlamentar. Por kryeparlamentari Gjinushi ka replikuar duke deklaruar prerë se propozimi nuk mund të bëhet pas mbylljes së diskutimeve.

Gjatë seancës së paradites së sotme që ka filluar me 3 orë vonesë, për shkak të kosultimeve të grupit socialist është miratuar neni 27, në tërësi ligji për partitë politike. Parlamenti ka miratuar sot edhe ligjin për taksat, i cili konsiston në vjeljen e taksave të pasurive të paluajtshme, duke filluar nga 1 Janari i vitit 2000, si dhe rritjen 2% të automjeteve që blihen në treg./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme