Parlamenti për Kosovën – (24 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri Majko dhe ministrat e tij kanë zbritur sot pasdite në parlament për të raportuar mbi situatën e rëndë në Kosovë dhe në kufijë verior të shqipërisë. Majko ka theksuar se shqipëria po shtrëngon dhëmbët për të përballuar rrezikun e luftës.
Duke u ndalur në takimin me Berishën disa kohë më parë, Majko e cilësoi atë takim si shembull që Tirana i dha Prishtinës, për unifikimin e qëndrimit të shqiptarëve të Kosovës para komunitetit ndërkombëtar. Më pas ka raportuar para deputetëve ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili nënvizoi se ushtria shqiptare është mbobilizuar me ushtarë e mjete të rënda në mbrojtje të kufirit verior.
Ministri i Jashtëm Paskal Milo kadeklaruar në parlament se Nato i ka dhenë garanci të plotë shqipërisë për mbrojtje të kufijve të saj nga kërcënimet serbe. Deputetët që kanë diskutuar më tej i kanë dhënë mbështetje qeverisë në situatën e krijuar duke i bërë thirrje opozitës të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të reja dhe të rikthehet në parlament./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame