Parlamenti për situatën në veri – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria ka marrë masa të jashtëzakonshme për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Kjo është përgjigja e kryeministrit Majko pas bombardimeve të serbëve në Tropojë. Jemi gati për të paguar çmimin e luftës për të shkuar tek paqja ka theksuar Majko para deputetëve.
Kryeministri Majko ka ripërsëritur garancitë që ka marrë nga SHBA dhe Nato për mbrojtjen e Shqipërisë. Parlamenti ka hartuar një deklaratë në të cilën kërkohet vazhdimi i sulmeve të Natos ndaj serbëve. Kryetari i komisionit të jashtëm Godo ka kërkuar që të rritet gadishmëria e administratës shtetërore për të përballuar situatën dhe ti jepet përgjigje konkrete incidenteve në kufi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame