Parlamenti së shpejti nis punimet (24 Gusht 1998)
Parlamenti rifillon punimet në datën 31 Gusht. Në seancën e parë plenare do të diskutohet për gjendjen e rëndë të shpërngulurve nga Kosova dhe masat që do të marrë qeveria për situatën në Veri ku do të dërgohet dhe një komision parlamentar. Përsa i përket procesit Kushtetues kryesia e Parlamentit vendosi që në datat 22 Shtator deri me 22 Tetor drafti i Kushtetutës do të diskutohet në komisionet parlamentare./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame